Maratona “Little Paris” në Korçë, bllokohen disa rrugë më 20 shtator. Ja akset ku kufizohet qarkullimi

Korçë do të presë më 20 shtator edicionin e parë të maratonës ndërkombëtare “Little Paris”, aktivitet sportiv që do të shoqërohet me kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore të qytetit dhe zonave përreth. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka hartuar një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të aktivitetit, i cili organizohet nga shoqata “Maraton Albania”, në bashkëpunim me Bashkinë Korçë. Maratona do të zhvillohet gjatë paradites dhe do të përfshijë tre disiplina garuese.

Sipas Policisë, më 20 shtator, nga ora 08:00 deri në orën 12:00, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në bulevardet “Republika” dhe “Rilindasit”, si dhe në rrugët “Erdoej”, “Dishnicë-Kryqëzimi i Çifligut”, “Muzakaj”, “Marigo Pozoi”, “Isan Korça”, “Petro Strugji”, te kryqëzimi i Ersekës, “Antonio Athanas”, në drejtim të Polit të Eventeve deri në fshatin Qatrom.

Në kthim të garuesve, kufizimet do të vijojnë në rrugët “Gaqo Avrazi”, “Koço Tupa”, bulevardin “Fan Noli”, si dhe në rrugët “Kiço Greço”, “Midhi Kostani”, “Teli Samsuri” dhe “Niko Kovaçi”, deri te pika e nisjes në bulevardin “Republika”. Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve që gjatë këtij intervali kohor të përdorin segmentet alternative “Kryqëzimi i Plasës-Kryqëzimi i Libonikut” dhe “Qatrom-Voskop-Lumalas”.

Ndërkohë, qytetarëve u bëhet apel që të shmangin përdorimin e mjeteve deri në përfundimin e aktivitetit dhe, për lëvizjet brenda qytetit, të përdorin rrugët dytësore të lagjeve. Masat e policisë synojnë garantimin e sigurisë së pjesëmarrësve dhe vijimin normal të aktivitetit sportiv gjatë gjithë kohës së zhvillimit të maratonës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×