
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç bëri vlerësimin e tij para ndeshjes ndaj Tiranës.
“Na pret një tjetër derbi, siç ishte edhe ai i fundit ndaj Egnatias. Deri tani situata është e mirë për ne. Kemi edhe stërvitjen e fundit sot, por jemi në rregull. Do të jetë një derbi i fortë, siç e thashë, një derbi interesant dhe një derbi i bukur.
Kemi respekt për Tiranën, një skuadër me traditë dhe me shumë trofe, por ne jemi Elbasani dhe do të provojmë të bëjmë maksimumin për të dalë me rezultat pozitiv. Me besim dhe qetësi do të provojmë të dalim mirë nga kjo ndeshje. Ka shumë rëndësi për vazhdimësinë kjo ndeshje. Jam i kënaqur nga çunat, nga skuadra, por ka hapësirë për të bërë më mirë”.
and then