13 gëzhoja në vendngjarje/ Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”, policia merr në pyetje rreth 20 persona, kamerat e sigurisë…

Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.

Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre jane hapur dhe po analizohen, ndërsa të tjera ende nuk janë aksesuar.

Nderkohë kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës ku jane ngritur postblloqe kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj.

Deri tani nuk ka ende një pistë të konfirmuar për motivin e vrasjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×