“Një përqindje e vogël u dogj në Sazan”, ministri Peleshi: Nuk është djegur e gjithë Shqipëria. Helikopterët tanë s’do bënin dot punë

Htrtj

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se një përqindje e vogël e bimësisë në Sazan është djegur. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Open’ në ‘News24’ Peleshi tha se po bëhet kaq e madhe çështja, duke shtuar se nuk është djegur e gjithë Shqipëria.

Sipas Peleshi, edhe sikur të ishin 4 helikopterët në Shqipëri, ata s’do të bënin dot punë për fikjen e zjarrit.

“Ata fikin zjarret se shtrojnë çështjet. Është një përqindje e vogël e Sazanit që është djegur, nuk është djegur gjithë Shqipëria. Ju thoni se ministri duhej të ndërpriste takimin jashtë.. të lutem tani. Nuk është çështje e një helikopteri . Një helikopter që do të ngrihej, s’do të bënte punë. Ai që u ngrit sot ishte avion canader, 50 mln euro. se kemi mundësinë që të bëjmë një të tillë.”, tha Peleshi.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×