EKSKLUZIVE/ SPAK lëshon masë sigurie për kreun e SHISH. Vlora Hyseni pezullohet nga detyra

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, e cila u pezullua nga detyra.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për nga gazetarja Klodiana Lala.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Drejtoreshë e SHISH: Në mars të vitit 2023, Rama e propozoi atë si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×