
Tre nga klubet më të famshme në botë, Real Madrid, Bayern Munich dhe Barcelona, kanë nisur prej kohësh një fushatë të ethshme duke reklamuar yjet e tyre, Mbappe, Harry Kane dhe Lamine Yamal, tre lojtarë që shihen si favoritë kryesorë për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon. Pas Harry Kane dhe Kylian Mbappe, është radha e Lamine Yamal të flas në lidhje me garën për trofeun më të rëndësishëm individual:
“Nuk besoj se numrat e golave që shënon është përcaktues për “Topin e Artë”. Kur mendoj për Topin e Artë gjëja e parë që më shkon ndër mend janë lojtarë si Messi apo Ronaldinho, lojtarë që të argëtojnë kur i sheh teksa luajnë, u shpreh Yamal në një intervistë për L’Equipe, duke thumbuar në këtë mënyrë Harry Kane, me anglezin që vjen në këtë garë me një “thasë” me gola.

Në deklaratën e tij për të prestigjiozen franceze, Lamine Yamal u shpreh i bindur se e meriton këtë trofe: “Unë zbres në fushë, argëtohem, luajë mirë dhe bëj atë që dua në fushë. Mendoj se stili im i lojës është pika ime më e fortë. Për fat të mirë edhe kam fituar trofe me Barcelonën, kam fituar trofe të rëndësishëm, gjithashtu edhe Kupën e Botës me përfaqësuesen time”, theksoi Lamine Yamal ndër të tjera në intervistën e tij për L’Equipe.
Ylli spanjoll mbylli një sezon fantastik ku fitoi titullin në La Liga me Barcelonën, gjithashtu Botërorin “FIFA2026”. Në 45 ndeshje me Barcelonën sezonin e fundit, Yamal realizoi 24 gola dhe dhuroi 18 assiste.
and then