Skandali Xhaka/ Taulanti i del në mbrojtje Granitit, mesazh i fortë pas kritikave: Mos harroni çfarë ka dhënë!

Në një moment kur Granit Xhaka po përballet me kritika për paraqitjet e fundit me Zvicrën, mbështetja nga familja nuk ka munguar.

Vëllai i tij, Taulant Xhaka ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale, duke sjellë në vëmendje rrugëtimin e gjatë të vëllait të tij me fanellën e kombëtares zvicerane.

“Mos harroni kurrë atë që Granit Xhaka, vëllai im, ka dhënë ndër vite për Zvicrën. Sa shumë zemër, pasion dhe krenari ka treguar për këtë vend dhe për këtë fanellë. Ne të gjithë bëjmë gabime. E rëndësishme është t’i pranojmë, të mësojmë prej tyre dhe të vazhdojmë përpara”.

Theksojmë se Granit Xhaka është lënë momentalisht jashtë grumbullimit  të kombëtares së Zvicrës, në pritje të zbardhjes së plotë të rastit që lidhet me një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×