Goli i Muriqit “çmend” serbët, kërkojnë nga UEFA të merren masa për Kosovën

Goli i Vedat Muriqit ndaj Irlandës ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe, jo vetëm për shkak të festimit të sulmuesit kosovar, por edhe për mesazhin që ai përcolli pas shënimit.

Pas golit, Muriqi shpalosi fanellën me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së që janë dënuar padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Veprimi i futbollistit ka shkaktuar reagime të shumta në Serbi. Media “Kurir” ka kërkuar që UEFA të ndërmarrë masa ndaj Muriqit dhe Kosovës, duke pretenduar se një mesazh i tillë nuk duhet të shfaqet në një ndeshje të garave evropiane.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×