Nuk ka më prova te Shqipëria, tani Maran duhet të tregojë veten në duele zyrtare

Shqipëria është gati të nisë një tjetër kapitull, por këtë herë presioni mbi kuqezinjtë është më i madh. Pas një serie rezultatesh negative dhe një fillimi jo të mirë nën drejtimin e Maranit, skuadra kombëtare përballet tashmë me ndeshje zyrtare, ku nuk mjafton më vetëm një paraqitje e mirë.

Në Ligën e Kombeve duhen rezultate dhe, mbi të gjitha, duhen pikë. Muaji qershor nuk shkoi sipas pritshmërive për Shqipërinë. Në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara atë muaj, kuqezinjtë pësuan dy humbje me të njëjtin rezultat, 0-1. Fillimisht Shqipëria u mposht nga Izraeli dhe më pas nga Luksemburgu. Për një skuadër që kërkonte të gjente ritmin dhe të përgatitej për sfidat zyrtare, këto rezultate nuk ishin sinjali i dëshiruar. Megjithatë, miqësoret kanë mbetur pas. Përpara Shqipërisë janë ndeshje të Ligës së Kombeve dhe çdo rezultat do të ketë rëndësi për renditjen dhe objektivat e skuadrës. Kjo është arsyeja pse për Maranin dhe lojtarët e tij nis tani prova e vërtetë.

LIGA E KOMBEVE – Shqipëria do ta nisë sot aventurën në Ligën e Kombeve, kur do të përballet me Bjellorusinë. Kjo do të jetë ndeshja e parë e një serie prej gjashtë takimesh, në të cilat kuqezinjtë do të duhet të tregojnë një tjetër fytyrë në krahasim me atë të muajve të fundit. Vetëm tri ditë më vonë, më 29 shtator, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj San Marinos. Më 3 tetor do të vijë një tjetër ndeshje jashtë fushe, këtë herë kundër Finlandës. Tre ditë më pas, më 6 tetor, kuqezinjtë do të presin San Marinon në shtëpi.

Faza e ndeshjeve do të vazhdojë në nëntor. Më 12 nëntor Shqipëria do të presë Finlandën, ndërsa më 15 nëntor do të luajë në transfertë ndaj Bjellorusisë. Kalendari është i qartë dhe tashmë nuk ka më hapësirë për t’i trajtuar këto përballje si ndeshje testuese. Në një kompeticion zyrtar, rezultati është ai që përcakton pozicionin e skuadrës dhe rrugëtimin e saj. Për këtë arsye, Shqipëria duhet të hyjë në çdo takim me objektivin për të marrë pikët.

SITUATA E SHQIPËRISË- Kuqezinjtë vijnë në këto ndeshje me një bilanc që kërkon reagim. Shqipëria ka humbur pesë ndeshjet e fundit, një seri që ka nisur me humbjen ndaj Anglisë dhe ka vijuar me disfatat ndaj Polonisë, Ukrainës, Izraelit dhe Luksemburgut. Më 16 nëntor 2025, Shqipëria u mposht 0-2 nga Anglia. Më pas, më 26 mars, kuqezinjtë humbën 1-2 ndaj Polonisë, ndërsa më 31 mars pësuan një tjetër humbje, këtë herë 0-1 në transfertë ndaj Ukrainës.

Në qershor erdhën edhe dy humbjet e fundit. Shqipëria u mposht 0-1 nga Izraeli më 3 qershor dhe tre ditë më vonë humbi me të njëjtin rezultat ndaj Luksemburgut. Kështu, pesë ndeshjet e fundit kanë sjellë pesë humbje. Është një seri që Shqipëria duhet ta ndërpresë sa më shpejt, ndërsa mundësia e parë do të vijë pikërisht në sfi dën ndaj Bjellorusisë. Për të gjetur fitoren e fundit të Shqipërisë duhet të kthehemi te 13 nëntori, kur kuqezinjtë triumfuan ndaj Andorrës. Që nga ajo ndeshje, skuadra nuk ka mundur të regjistrojë një tjetër fitore.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×