
Gazetari Artan Hoxha ka folur në “Kjo Javë” në News24 edhe për vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë.
Hoxha tha se qyteti, sipas tij, është kthyer në një nga zonat më problematike sa i përket përplasjeve kriminale dhe përmendi edhe atentate të mëparshme.
Nisida Tufa: Doja të pyesja për vrasjen në Sarandë.
Artan Hoxha: Saranda ishte kaq zonë e qetë sa bosët që kemi në Shqipëri merrnin familjet, i kishin ku i kishin, jashtë apo brenda, shkonin me pushime në Sarandë. Sot nuk ndodh më kjo gjë. Pra, nga zonat e tjera që kanë qenë zonat më të nxehta, sot është Saranda. Aty kemi një eksponent lokal, lokal me origjinë nga Mallakastra apo i vendosur aty. Ai është bashkuar edhe me një personazh tjetër që vjen nga periferia e kryeqytetit dhe nuk po ndalojnë.
Dhe po e bëjnë Sarandën shembull për t’u treguar gjithë të tjerëve që, nëse do të guxoni të merreni ne me ne, kështu do t’ju gjejë. E nisën tek ai atentati me minë atje afër qendrës tregtare. E vazhduan me eksplozivin tjetër që është vënë në periferi të Tiranës dhe pastaj kanë vazhduar deri në këtë situatë. Tani të ekzekutohet në mes të ditës, në ato rrethana, një personazh, Artan Myrtaj, po që atje në lagje njihej si Tani Rrushdiut. Këta që përmenda unë janë njerëz që qarkullojnë tre ton kokainë në muaj sot. Pra, çfarë do t’u bënte Tani Rrushdiut, që pinte kafe dhe ndonjë raki? Po raki kumbulle, te cepi i lokalit. Ata po çmontojnë çdo njeri që ka pasur kundërshtari i tyre dhe po e bëjnë në mënyrë më barbare dhe më të ashpër.
Për sa kohë nuk e zgjidh dot policia e Sarandës, ndërrohet shefi i Sarandës. Pra, vijon të jetë kambanë alarmi. Këta kanë bërë një atentat në një ishull në Greqi, mos gaboj, në Paksos. Ka ardhur skafi nga Italia dhe e kanë gjetur hasmin e tyre me familjen në Paksos, i kanë bërë atentat atje dhe janë larguar. Është detyruar policia greke ta marrë të plagosurin aty, ta çojë në spital, ta arrestojë në spital, mbasi ai u mjekua, dhe kur e ka çuar në burgun e Athinës, ata kanë shkuar dhe i kanë bërë atentat brenda në burg.
and then