Spanja e gjunjëzoi në “Wembley”, Tuchel: Shumë gabime, por jemi të fortë

Në Angli, humbja përballë Spanjës vijon të bëjë zhurmë, kjo ishte një tjetër përballë “big” që nxori në pah problemin kryesor të “Tre Luanëve”, në çdo rast, Anglia dështon të bëj të madhen kundër të mëdhenjve. Spanja triumfoi brenda në “Wembley”, në Londër, për më tepër me përmbysje. Thomas Thucel iu rikthyer edhe një herë atij duke u përpjekur të shpjegojë se çfarë nuk funksionoi përballë kampionëve të Botës:

“Për të qenë i sinqertë, bëmë gjithçka ishte e mundur për të thyer Spanjën, por në këto nivele detajet bëjnë diferencën. Për fat të keq bëmë shumë gabime të evitueshme. Në 20 metrat e fundit, Spanja ishte më e qartë, i shndërroi në gola të gjitha topat që ne humbëm. Gjithsesi, në kishim shanset tona, shënuan 2 gola, krijuam shumë raste, mund të kishim shënuar edhe më shumë, i kishim të gjithë shanset për të fituar përballë Spanjës”, u shpreh Tuchel.

Tekniku gjerman i rikthehet edhe një herë Botërorit të fundit, duke theksuar se ekipi i tij di të fitojë përballë skuadrave të mëdha, edhe në turne me peshë:

“Në Botëror treguam se jemi të aftë të fitojmë. Edhe ndaj Spanjës, mendoj se përtej rezultatit, vërtetuam se me lojën e zhvilluar ishte e mjaftueshme për të triumfuar përballë tyre”, u shpreh Tuchel.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×