
Paraqitjet në Kupën e Botës e kthyen portierin e Kepit të Gjelbër, Vozinha, në një figurë të njohur për tifozët e futbollit. Por, krahas famës dhe vëmendjes së shtuar, portieri rrëfen se jeta e përditshme nuk është më e njëjtë, pasi privatësia dhe qetësia e dikurshme janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur.
“Kam humbur qetësinë dhe rehatinë. Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Për të qenë i sinqertë, nëse do të duhej të zgjidhja mes jetës që kam sot dhe asaj që kisha më parë, do të zgjidhja jetën që kisha para”.
Vozinha aktivizohet në radhët e Colo-Colo në Kili, ndërsa gjatë karrierës së tij, ka luajtur për Trencin dhe Chaves.
and then