
Një sipërfaqe me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në fshatin Memëlisht, ndërsa zjarri rrezikon të përhapet drejt sipërfaqes pyjore që ndodhet mbi fshat.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe pengimin e përhapjes së tyre.
Aktualisht në operacion po ndërhyhet me dy automjete zjarrfikëse dhe një cisternë uji, ndërsa në terren janë angazhuar dhjetëra zjarrfikës dhe banorë të zonës.
Situata vështirësohet nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve dhe rrit rrezikun që zjarri të avancojë drejt zonës pyjore.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa për rastin është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave.
and then