
Amedspor kryeson në Superligën turke, ndërsa fitorja e fundit 3 me 2 ndaj Beshiktashit solli pasoja. Trajneri Besnik Hasi është dënuar me përjashtim për një ndeshje dhe 100 mijë lira turke që janë rreth 1800 euro. Shkak është bërë sjellja e papërshtatshme ndaj gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes me Beshiktashin.
Hasi do të humbasë ndeshjen me Gençerbirligit, që do të luhet fill pas pushimit të kombëtareve. Aktualisht është trajneri i momentit në Turqi, teksa në sfidën e fundit shpërtheu për gjykimin.
Amedspor regjistron 13 pikë, po aq sa edhe Gallatasaraj. Hasi ndërkohë, bashkë me Amedsporin, janë surpriza e gjashtë javëve të para në Turqi.
Vendimi nuk është pritur mirë nga ana e klubit, që po ashtu është gjobitur me disa mijëra euro. Tashmë i gjithë fokusi kalon te ndeshja e radhës.
and then