
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Përmet, ku një grua rreth 40 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në Lagjen e Re.
Viktima është identifikuar me inicialet D. J. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, 40-vjeçarja dyshohet se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes.
Për shkak të rënies nga lartësia, ajo ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.
and then