Përplasja e Ronaldos me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus: Nuk refuzoi asgjë

Portugalia përgatitet për sfidën ndaj Danimarkës, por vëmendja kryesore është te Cristiano Ronaldo. Kapiteni nuk u stërvit me grupin dhe zhvilloi një program individual, duke rikthyer diskutimet për situatën e tij në kombëtare. Trajneri Jorge Jesus tregoi, se çfarë ka ndodhur vërtetë.

“Është e vërtetë që fola me të. Krijuam një plan, ashtu siç bëra edhe me Bruno Fernandes, dhe i thashë Cris se nuk do të luante as ndaj Norvegjisë dhe as ndaj Danimarkës. Kam punuar me të për një vit. Nuk erdha në kombëtare para tre muajsh dhe papritur e njoha. E di shumë mirë gjendjen e tij fizike.

“E dija edhe në Arabinë Saudite, kur kishim ndeshje çdo tre ditë, që Cris nuk luante gjithmonë. Për më tepër, ai zakonisht nuk stërvitet ditën e parë apo të dytë pas një ndeshjeje. Fola për këtë me të.”

“Gjatë konferencës së parë për shtyp në Portugali, ai tha: ‘Nëse është për të luajtur, nëse është për të qenë në stol, do të qëndroj. Çfarëdo që dëshiron trajneri’. Ai nuk refuzoi asgjë.” Jesus pranoi se gjatë ndeshjes ndaj Norvegjisë kishte menduar ta aktivizonte Ronaldon, por situata e takimit ndryshoi.

“Kisha rënë dakord me të që nuk do të luante në dy ndeshjet e ardhshme, por mendova se ndoshta mund të kisha nevojë për të në minutat e fundit. Por ndeshja më tregoi të kundërtën dhe nuk e futa në fushë. Kjo është pika kyçe.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×