
Një mësues 60-vjeçar, i identifikuar si Madrid Sula, është lënë në burg nga Gjykata e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar një nxënëse 13-vjeçare.
Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të mësuesit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”.
Sipas vendimit, masa e sigurisë “Arrest në burg” është caktuar pas shqyrtimit të provave dhe rrethanave të paraqitura gjatë seancës gjyqësore. Çështja është nën hetim nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore.
Ndaj vendimit palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Apelit brenda afatit të përcaktuar nga ligji.
Njoftimi
Në përfundim gjykimit të zhvilluar në prani të Prokurorit, në prani të personit të arrestuar dhe mbrojtësit të tij ligjor, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes, çmoi dhe vlerësoi provat e marra në seancë gjyqësore, në bazë dhe për zbatim të nenit 112 dhe 259 të Kodit të Procedurës
Penale:
VENDOSI:
Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M.S, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Ngacmim seksual”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pornografia”, të parashikuar nga nenet 108/a prg.2, 248 dhe 117 prg.3, të K.Penal.
Caktimin ndaj personit nën hetim M.S, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.
and then