Apartamenti në Shkodër ishte kthyer në bazë prostitucioni dhe droge, arrestohet braziliania dhe 40-vjeçari

Një apartament i marrë me qira në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër është vënë në shënjestër të Policisë, pasi dyshohet se përdorej për ushtrimin e prostitucionit dhe shitjen e lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “Rent home 10” çoi në arrestimin e një 29-vjeçareje me shtetësi braziliane dhe një 40-vjeçari nga Shkodra, i cili dyshohet se përfitonte nga veprimtaritë e kundërligjshme.

Policia bën me dije se hetimet u zhvilluan për disa ditë nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me qëllim dokumentimin e aktivitetit që dyshohej se zhvillohej në apartamentin e marrë me qira nga shtetasja braziliane, L. S., 29 vjeçe.

Gjatë ndërhyrjes në ambient, efektivët konstatuan se apartamenti ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit, ndërsa dyshohet se aty kryhej edhe shitja e kokainës dhe Cannabis Sativa. Në momentin e ndërhyrjes u kap edhe shtetasi N. H., 40 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike, kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Në përfundim të veprimeve, 29-vjeçarja braziliane dhe 40-vjeçari nga Shkodra u arrestuan dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×