VIDEO/ Vijon “lufta” me flakët në fshatrat e Peqinit, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Vijon të jetë shqetësuese situata nga zjarri në Peqin, ndërsa për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Forcat në terren dhe strukturat e emergjencave po punojnë për vënien nën kontroll dhe izolimin e plotë të vatrave të zjarrit.

Vatra ndodhet në fshatin Galush, në Njësinë Administrative Përparim, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe me ullishte, shkurre dhe bimësi të ulët. Efektivët e MZSH Peqin kanë qëndruar gjatë gjithë natës në terren, duke krijuar një brez sigurie për mbrojtjen e banesave. Pavarësisht se vatrat vijojnë të jenë aktive në pjesë të ndryshme të zonës, autoritetet raportojnë se aktualisht nuk paraqitet rrezik për banesat apo objektet e tjera.

Strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen e koordinuar nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×