VIDEO/ Momenti i shumëpritur për kuqezinjtë, kapiteni i Milanit ngre lart trofeun e Serisë A

Milani ka fituar sot titullin e 19 kampion në Serinë A me një festë madhështore në “Mapei Stadium”. Kuqezinjtë ngritën lart trofeun pas suksesit 2-0 në fushën e Sasuolos në javën e fundit.

bandicam 2022-05-22 20-54-46-192

Pasi të gjithë protagonistët e sezonit morën medaljet e kampionit, i fundit në fushë hyri kapiteni Romanjoli të cilit iu dorëzua trofeu i pritur prej më shumë se një dekade nga kuqezinjtë.

Lojtarët dhe trajneri Pioli më pas më radhë ngritën lart trofeun, mes entuziazmit të tifozëve të cilët pushtuan përsëri fushën e lojës, për të festuar këtë titull që ktheu përsëri Milanin në majën e futbollit italian.

PANORAMAPSORT.AL


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×