Zyrtare, mesfushori shqiptar nënshkruan me ekipin e ri

Mesfushori shqiptar Endri Çekiçi ka nënshkruar me një skuadër të re. Çekiçi është bashkuar me ekipin nga Azerbajxhani, Gabala. Lajmi është bërë publik, së fundmi, nga klubi.

“Gabala ka afruar një futbollist të ri në skuadër. Klubi ka nënshkruar kontratë me futbollistin shqiptar Endri Çekiçi deri në fund të sezonit 2026-2027. Mesfushori ofensiv 29-vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Dinamo e Zagrebit, Olimpija e Ljubljanës, Ankaragucu, Koniaspor, Pendikspor dhe Adanaspor. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e skuadrës irakiane Zakho. Çekiçi ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, duke shënuar edhe 1 gol”.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×