Për ish-kryeministrin Sali Berisha ditë e sotme mund të jetë një fitore e dyfishtë. E para ai pritet të rimarrë drejtimin e PD pas 9 vitesh largim dhe fitorja e dytë ajo e Milanit, të cilës iu deshën 11 vite pritje për t’u shpallur kampione e Italisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka uruar Milanin, duke postuar edhe një foto me Adriano Galianin dhe fanellën e Berishës me numrin 1.
“Pas 11 vitesh Milani rikthet kampion! Urime”- shkruan Berisha ne Facebook.
Sali Berisha nuk shquhet për ndonjë tifoz “i çmendur”, por ky postim i sotëm mesa duket ka nxjerrë në pah edhe pasionin e tij për futbollin.
Mesa duket, Milani është skuadra e tij e zemrës.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama herë pas herë bën dalje në publik me veshje të skuadrave të tij të zemrës. Ai thotë se është një tifoz i Juves, por ka shprehur simpati edhe për skuadra të tjera.

Loading…