Tenis/ Alcaraz triumfon në Tokio, mund Leheckën, Sinner e mbyll 2026-ën

Carlos Alcaraz rikthehet te trofetë pas një sezoni të kushtëzuar nga dëmtimet. Spanjolli mposhti Jiri Leheckën në finalen e turneut ATP 500 në Tokio me rezultatin 7-6, 6-4, duke mbrojtur titullin e vitit të kaluar.

Numri 3 i botës vuajti përballë çekut në një finale të luftuar, por bëri diferencën në momentet vendimtare, duke siguruar trofeun e parë që prej triumfit në Doha, në shkurt, e duke konfirmuar se problematikat me dëmtimet për të janë tashmë pjesë e së shkuarës.

Ndërkohë, sezoni 2026 i Jannik Sinnerit është mbyllur përfundimisht. Numri 1 i botës ka vendosur të vijojë trajtimin për problemin në gjurin e djathtë dhe do të rikthehet në fushë në vitin 2027. Ka qenë vetë italiani që nëpërmjet një video mesazhi drejtuar fansave ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në asnjë prej aktiviteteve të fundvitit.

“Unë, së bashku me mjekët, kemi vendosur se gjuri im ka nevojë për trajtime dhe kjo do të thotë se viti im 2026 ka përfunduar zyrtarisht. Fundi i sezoneve të fundit, veçanërisht në Torino, më ka dhuruar emocione dhe ndjenja të mrekullueshme. Këtë vit do të jetë ndryshe, pasi duhet të mendoj për karrierën time në planin afatgjatë. Do të bëj gjithçka që është e mundur për t’u rikthyer 100 për qind. Ju falënderoj për mbështetjen dhe shpresoj të shihemi së shpejti përsëri në fushë. Ciao, ciao!”

Sinner e mbyll vitin 2026 me triumfin në Wimbledon, ndërsa objektivi i radhës është Australian Open, ku italiani pritet të rikthehet në garë pas rikuperimit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×