
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë së Shtetit për arrestimin e Ergys Agasit, i cili akuzohet nga SPAK si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal në dosjen e AKSHI-it.
Në momentet e tij të fundit në liri, Agasi ka qenë nën vëzhgimin e rreptë dhe të vazhdueshëm të forcave të rendit, të cilat e kanë ndjekur thuajse gjatë gjithë kohës përmes dronëve me pamje video dhe fotografike.
Sipas dosjes hetimore, Agasi u pikas mëngjesin e 26 gushtit në zonën e Shkozetit në Durrës.
Pak përpara mesditës së të njëjtës ditë, i akuzuari u largua nga kompleksi i vilave pasi u mor nga një automjet luksoz, me të cilin udhëtoi drejt qytetit të Elbasanit.
Të gjitha lëvizjet e tij përgjatë këtij itinerari u dokumentuan në kohë reale nga inteligjenca policore. Gjatë rrugës së kthimit, agjentët e policisë ndërhynë duke i prerë rrugën dhe duke vënë në pranga Ergys Agasin në zonën e Plepave në Durrës. Bashkë me të në automjet u arrestua edhe ish-zyrtari i policisë, Ulian Shpataraku.
Minutë pas minute – Monitorimi i Ergys Agasit gjatë lëvizjeve nga Durrësi në Elbasan
Ora 11:39: Konstatohet duke dalë nga ambientet e katit të dytë të kompleksit të vilave një person në dukje i dyshuar si Ergys Agasi, i veshur me bluze të bardhë dhe pantallona treçerekëshe ngjyrë të zeza, i cili del nga ambientet, vazhdon në drejtim të hollit në katin e parë të kompleksit dhe futet në ambientet e brendshme të kompleksit.
Ora 11:59: Gjatë monitorimit u konstatua një automjeti tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, duke hyrë në ambientet e kompleksit, ku, pasi hyn në portën kryesore të kompleksit, vazhdon drejt parkimit nëntokësor të kompleksit të vilave, ku, për shkak të xhamave të errësuar të automjetit, nuk e patëm të mundur identifikimin nga ana jonë të personave që mund të ndodheshin në automjet.
Ora 12:02: Në vijim të vëzhgimit të zonës me dron, u konstatua duke dalë nga parkimi nëntokësor i kompleksit të vilave, automjeti i tipit Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, ku, në sediljen e përparme, në krah të drejtuesit të mjetit, u vërejt një person i veshur me bluzë të bardhë, i cili, nga të dhënat e disponuara dhe rrethanat e konstatuara, dyshohej të ishte shtetasi Ergys Agasi, i ulur pasagjer në sediljen e përparme të automjetit. Pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi A6, me portobagazh, u mbajt në vëzhgim nga dhe u ndoq për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
Ora 12:03: Automjeti Audi A6, me portobagazh, ngjyrë e zezë, me targa AB323JK, icili vazhdon itinerarin e lëvizjes pa ndërprerje nga kompleksi i vilave, në drejtim të Nishtullës, rrethrrotullimit të Shkozetit, drejtim Plepave, ku futet nëpër rrugët në afërsi të shinave të trenit, që të nxjerrin në rrugën e Plazhit, Durrës, ku, pasi arrin në zonën e Plepave, vazhdon drejtimin drejt autostradës, në drejtim të Kavajës, Rrogozhinës, në drejtim të Peqinit, Elbasanit.
Ora 13:35: Automjeti Audi A6, me portobagazh, me targa AB323JK, pasi bën rreth rrotullimin e Bradasheshit, vazhdon në drejtim të rrugës “Kadri Hoxha”, ku, në afërsi të tregut agroushqimor, kthehet në rrugicën djathtas, ku, pas komunikimit me oficerin, automjeti Audi, me targa AB323JK, nuk u mbajt në vëzhgim. Pas komunikimit me oficerin, grupet e vëzhgimit u vendosën në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Ora 18:16: Konstatohet duke dalë nga rruga “Kadri Hoxha” automjeti i tipit Audi A6, metarga AB323JK, i cili vazhdon drejtimin e lëvizjes pa ndërprerje nga rrethi i Bradasheshit, autostradë, në drejtim të Peqinit, Rrogozhinës, Kavajës, ku, nëafërsi të zonës së Plepave, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbimet e tjerame uniformë të Drejtorisë Vendore Durrës, u bë i mundur ndalimi i automjetit tëmbajtur në vëzhgim, ku, pas ndalimit të automjetit Audi A6, ngjyrë e zezë, metarga AB323JK, rezultoi shtetasi Ergys Agasi, i ulur nësediljen e përparme, dhe drejtues automjeti një person, i cili, pasverifikimit, rezultoi të ishte shtetasi Uljan Shpataraku.
and then