Përfundoi në qeli bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe pas dënimit për mashtrim, Greta Gjoci paraqitet në GJKKO

Greta Gjoci është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), gruaja e cila dje u fut në qeli bashkë me foshnjën e saj vetëm 4 muajshe. Gjoci është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim kompjuterik, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se mashtronte shtetas italianë përmes Call Center-ave.

Ajo është dërguar në burgun e Pojskës, në Korçë, së bashku me foshnjën. Nëna dhe fëmija janë vendosur në seksionin e posaçëm të institucionit të vuajtjes së dënimit, ku ndodhet edhe çerdhja. Greta Gjoci është një nga gjashtë gratë e dënuara si pjesë e grupit të Bruno Çobos. Pesë prej tyre i janë drejtuar GJKKO-së me kërkesa për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar fëmijëve të mitur dhe rrethanave familjare.

Ndërkohë, katër gra që kanë fëmijë ndodhen tashmë në burgun e Pojskës. Mbrojtja e Greta Gjocit e ka depozituar kërkesën më 5 tetor, në të njëjtën ditë kur Apeli i GJKKO-së la në fuqi dënimet me rreth 110 vite burg për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, mbrojtja ka vënë në dijeni edhe SPAK-un dhe prokurorin e çështjes, Ened Nakuçi, i cili ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit. Tashmë pritet vendimi i GJKKO-së për kërkesën e Gjocit, ndërsa çështja lidhet me ekzekutimin e dënimit dhe situatën familjare të të dënuarës, e cila ndodhet me foshnjën e saj 3-muajshe në institucionin e vuajtjes së dënimit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×