
Tekniku i Genoas, Daniele De Rossi u ndal te lojtarë të veçantë në konferencë për shtyp para Fiorentinës. Ndër të tjera, ai foli edhe për Mitaj.
“Jam i bindur se skuadra do të zhvillojë një ndeshje të shkëlqyer. Kjo sepse deri më tani kemi arritur më pak sesa meritonim, por tani duhet të rrisim ritmin dhe të angazhohemi edhe më shumë.
Jam i qetë; po bëj punën time, ndonëse me zhgënjimin që ndjen çdo trajner, kur gjërat nuk shkojnë siç i kisha imagjinuar. Megjithatë, mbetem optimist sepse kam parë një skuadër që ka vazhduar të punojë jashtëzakonisht shumë – qoftë në aspektin e angazhimit fizik, përqendrimit apo edhe moralit. E di që ndoshta nuk është gjëja më e përshtatshme për t’u thënë, por mbizotëronte një atmosferë pozitive – një atmosferë që nuk duhet keqkuptuar.
Nuk e njihja Ëiafen, por ai është lojtari që më ka habitur më së shumti. Shumë shpejt, ai do të jetë ndër njëzet titullarët kryesorë – një lojtar që mund t’i japë shumë këtij ekipi. Edhe Mitaj, për shembull, është shumë më i fortë sesa ç’kemi parë deri më tani”.
and then