Hita merr pjesë në tryezën për Task Forcën e Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt në Maqedoninë e Veriut

Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mori pjesë në tryezën për vijimin dhe zgjerimin e Task Forcës së Përbashkët kundër Migracionit të Parregullt.

Gjatë fjalës së tij, Hita falënderoi partnerët për bashkëpunimin e ngushtë dhe theksoi se migracioni i parregullt lidhet ngushtë me veprimtarinë e grupeve kriminale, trafikimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve, pastrimin e parave dhe format e tjera të krimit të organizuar transnacional.

“Task Forca është më shumë se një mekanizëm bashkëpunimi; është një shembull konkret i asaj që mund të arrijmë kur informacioni, ekspertiza dhe veprimi operacional i vendeve tona bashkohen në kohë”, u shpreh Hita.

Ai vlerësoi rezultatet e Task Forcës së Përbashkët Shqipëri–Mbretëri e Bashkuar, të ngritur në vitin 2023 dhe të zgjeruar me përfshirjen e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar se bashkëpunimi ka forcuar kapacitetet profesionale dhe teknike të Policisë përmes operacioneve të përbashkëta, trajnimeve, shkëmbimit të informacionit në kohë reale dhe hetimeve që kanë goditur grupet kriminale.

Hita nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të këtij mekanizmi, duke propozuar përfshirjen me të drejta të plota të Greqisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në përfundim, ai rikonfirmoi angazhimin e Policisë së Shtetit për ta çuar bashkëpunimin në një nivel më të lartë dhe për ta konsoliduar Task Forcën si një mekanizëm të fuqishëm rajonal kundër krimit të organizuar transnacional.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×