VIDEO/ I shoqëruar nga Senatorë, ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Brahon dhe Joni Ketën e BKH

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho. Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×