Verstappen më i shpejti, “pole” me investigim për Sprintin

Maks Vershtapen po tregon një ritëm gjithnjë e më të shpejtë. Piloti holandez regjistroi kohën më të mirë në kualifikimet e Sprintit të Formulës 1, në pistën e rinovuar të Singaporit. Katër herë kampioni i botës e përfundoi sesionin me kohën 1:31.156, duke lënë pas Xhorxh Rasëllin, i cili garoi me versionin e mëparshëm të Mercedesit “W17”.

Megjithatë, Vershtapen rrezikoi një penalizim, pasi u dyshua se parakaloi Luis Hamiltonin në kushte kur në pistë ishin të valëvitur flamujt e verdhë, duke përfunduar kështu në investigim. Ndonëse “pole” i mbeti pezull për një kohë të gjatë, më pas erdhi edhe certifikimi nga komisarët. Në vendin e tretë u rendit Sharl Lëklerk me Ferrarin, i cili tregoi shpejtësi të lartë gjatë gjithë sesionit, duke e mbyllur me pak më shumë se dy të dhjetat e sekondës pas Vershtapenit.

Ndërkohë, Antoneli mbeti larg ritmit të shokut të tij të skuadrës. Piloti italian, që garoi me Mercedesin “W17” të pajisur me përditësimet e reja, e përfundoi sesionin gati gjashtë të dhjetat e sekondës pas Rusëllit, duke u renditur vetëm në vendin e shtatë, pas Luis Hamiltonit. “Këtu, në Singapor, jemi të gjithë shumë pranë njëri-tjetrit dhe në çdo xhiro jemi gjithmonë në kufijtë maksimalë. Sigurisht, kur montuam gomat e buta, makina u bë më konkurruese.

Nuk e prisja këtë rezultat, ndaj jam i lumtur që u rendita i pari”, kështu u shpreh piloti i Red Bullit pas sigurimit të “pole position” për garën Sprint në Singapor. Më tej Vershtapen shtoi: “Kjo pistë nxjerr edhe më shumë në pah problemet tona, por jemi përpjekur t’i anashkalojmë ato. Të pilotosh këtu është si të stërvitesh në palestër: temperaturat janë shumë të larta.

 



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×