Aksident në unazën e Fierit, u përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i lënduar dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të disiplinuar trafikun në këtë aks me fluks të lartë qarkullimi.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×