Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve në Turqi, Muçi gjen golin, shkëlqen Rey Manaj, dopietë dhe asist

Futbollistët shqiptarë janë rikthyer protagonistë me klubet e tyre pas angazhimeve në UEFA Nations League, duke spikatur me gola dhe asiste. Rey Manaj ishte një nga lojtarët më të dalluar të fundjavës, duke realizuar dy gola dhe një asist në fitoren 4-1 të Sivassporit ndaj Pendiksporit. Sulmuesi kuqezi shënoi në minutat 21 dhe 55, përpara se të shërbente për Ethemin në golin e tretë të skuadrës turke.

Në Turqi la gjurmë edhe Ernest Muçi, i cili realizoi golin e avantazhit për Trabzonsporin në suksesin 3-0 ndaj Samsunsporit, duke regjistruar realizimin e dytë sezonal. Në kampionatin slloven, Indrit Tuci shkëlqeu me një dopietë për Olimpija Ljubljanën, por dy golat e tij nuk mjaftuan për të shmangur barazimin 3-3 ndaj Murës.

Kontribut të rëndësishëm dha edhe Taulant Seferi, autor i një asisti në fitoren 3-2 të Kayserisporit ndaj Manisas. Ndërkohë, minuta të rëndësishme regjistruan edhe futbollistë të tjerë të Kombëtares, mes tyre Gjimshiti, Berisha, Laçi, Uzuni, Shpendi, Ramadani dhe Broja, duke konfirmuar aktivizimin e vazhdueshëm të legjionarëve shqiptarë në kampionatet europiane.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×