E rëndë në Devoll! E moshuara gjendet e mbytur në rezervuarin e qytetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Devollit, ku një e moshuar është gjetur pa shenja jete në ujërat e rezervuarit të qytetit.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, rreth orës 12:30 është gjetur trupi i pajetë i shtetases A. K., 82 vjeçe, banuese në këtë zonë.

Nga këqyrja e parë fizike e trupit të viktimës, ekspertët nuk kanë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike, ndërsa dyshohet paraprakisht se e moshuara është vetëmbytur.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për përcaktimin e shkakut zyrtar të humbjes së jetës së 82-vjeçares.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×