Dënohet me 7.4 vite burg ish-zv.drejtori i Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vite burg Stiljan Pashon, ish-zëvendësdrejtorin e Kufirit në qarkun e Korçës, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Korçës, Pasho dyshohet se kishte bashkëpunuar me katër persona të tjerë, të cilët transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë.

Nga veprimet hetimore, sipas organit të akuzës, u provua se Pasho kishte urdhëruar vartësit e tij të kontrollonin automjete të ndryshme në doganë, me përjashtim të atyre që transportonin lëndën narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të kësaj çështjeje, Lorenco Lika dhe Ervin Ibi u arrestuan nga autoritetet greke, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonin u gjetën 26 kilogramë drogë. Sipas akuzës, automjeti ishte lejuar të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit në doganë, me urdhër të Stiljan Pashos.

Fillimisht, Gjykata e Korçës e dënoi Pashon me 11 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij iu ul masa e dënimit në 7.4 vite burg.

Gjatë procesit gjyqësor, Pasho nuk e ka pranuar përfshirjen në veprën penale për të cilën akuzohet.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×