
Disfata e rëndë në derbi vetëm sa vulosi fatin përfundimtar të Florin Bratu. Super sfida ndaj Tiranës ishte shansi i fundit për teknikun rumun për të shpëtuar stolin, por të kuqtë dështuan duke sjell në këtë mënyrë edhe largimin e Bratu. Në komunikatën për mediat klubi i Partizanit zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Bratu duke shtuar: “Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit”.
Në fakt, shifrat i japin të drejtë drejtuesve të “demave”. Me 1 fitore 1 barazim dhe 4 humbje, 4 pikë në 6 javë, Partizani renditet në vendin e parafundit, një ecuri shumë negative që realisht vendos në pikëpyetje objektivat sezonal.

Në kushte të tilla, Partizani i beson përkohësisht stolin trajnerit të ekipit B, Alfred Deliallisi, duke fituar kohë për të gjetur trajnerin e ri. Në fakt, sipas të përditshmes më të madhe sportive në vend, të kuqtë e kanë tashmë në tavolinë emrin e trajnerit të ri: “Partizani largon Bratun, gati firma me Karoglan”, shkruan “Panorama Sport”.
44-vjeçari kroat eksperiencën e tij të fundit e kishte në krye të Ballkanit në Kosovë. Tekniku kroat ka një CV të rëndësishme edhe në vendin e tij teksa ka drejtuar ekipe me emër si Hajduk Split dhe NK Istra. Gjithashtu, në të kaluarën, Karoglan ka drejtuar edhe ekipin e Sherif Tiraspol ku në shifra është edhe periudha e tij më pozitive me një mesatare prej 2,18 pikë për ndeshje.
and then