I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Ardian Nikulajt/ Nën masa të rrepta sigurie, nis seanca në Apel për Rubens Saraivën

Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 prill 2023, në lokalin në pronësi të Nikulajt në Shëngjin. Për këtë krim, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e ka dënuar Saraivën me burgim të përjetshëm.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarë të Ardian Nikulajt, ndërsa seanca në Apel zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×