PSG “çmonton” Man.City, i jep leksion “qytetarëve”, triumfon me “poker” në “Etihad”, Enrique: Kënaqësi e jashtëzakonshme (VIDEO)

8 fitore në 8 ndeshje radhazi, perfekt deri në këtë pikë të sezonit, por Man.City “bie” përballë PSG, me “sheikët” e Parisit që i dhuruan një leksion të pastër futbolli duke i “çmontuar” me “poker” golash. Ekipi i Luis Enriques ishte i papërmbajtshëm në “Etihad” ku brenda 32 minutash realizuan 3 gola. Doue hapi siparin me një goditje fantastike në minutën 13-të, ndërsa dy minuta më vonë shërbeu për Dembele, me sulmuesin francez që me një goditje të saktë me kokë dyfishoi shifrat. Enrique mbajti ekipin lart dhe në minutën e 32-të ishte radha e Vitinha-s, me mesfushorin portugez që mposhti për herë të tretë Donnarumma-n.

Me fillimin e pjesës së dytë, Marseca ndërhyri menjëherë në formacion, me 3 zëvendësime, por për të rikthyer shpresën në “Etihad” mendoi i përhershmi Erling Haaland, me “bomberin” norvegjez që ngushtoi shifrat në 1-3 në minutën e 53-të. Goli ishte vetëm një mirazh pasi PSG kompletoi “pokerin” e golave në minutën e 62-të me Akliouche. Haaland, i vetëm ndezi edhe një herë shpresën me golin e dytë personal, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshuar. PSG kishte shansin të realizonte edhe golin e 5-të, por Ferran Torres në minutën e 90-të gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore 4-2 në transfertë, PSG ngjitet në vendin e parë në Champions në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Man.City me 3 pikë pozicionohet në vendin e 17-të. I kënaqur më këtë sukses, i shfaq trajneri Luis Enrique:

“Ishte një ndeshje emocionuese, dy ekipe që i pëlqen të luajnë dhe të fitojnë. E prisnim që të ishte një ndeshje spektakolare dhe ashtu rezultoi. Të fitosh në Angli, kundër një ekipi si Man.City, është një kënaqësi e jashtëzakonshme”, u shpreh Luis Enrique.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×