Shpërthim në Vlorë, tritol automjetit të administratorit të njësisë së Shushicës

Një automjet dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund të Vlorës. Në shënjestër ka qenë makina e shtetasit I. B., 29 vjeç, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është konstatuar rreth orës 02:50. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së 29-vjeçarit, i cili është banues në Shushicë.

Grupi hetimor ndodhet duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Deri në këtë fazë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera mbi motivet e mundshme të ngjarjes.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×