VIDEO/ Pak minuta shi përmbytin rrugët e Vlorës, probleme në disa zona të qytetit

Vetëm pak minuta reshje të dendura kanë mjaftuar që disa rrugë të Vlorës të mbulohen nga uji.

Probleme janë shfaqur në bulevardin “Ismail Qemali”, pranë shkollës “Naim Frashëri”, bibliotekës dhe në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”.

Grumbullimi i ujit në këto zona ka rikthyer shqetësimet për funksionimin e hidrovorit dhe pastrimin e kanalizimeve, veçanërisht gjatë reshjeve me intensitet të lartë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×