Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Tensione, efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese, aksi drejt Rrugës së Elbasanit i bllokuar me kazanë

Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është kursyer me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Në një lidhje live për News24, gazetarja Klodiana Lala raportoi nga zona e Bulevardit, ku aksi që shkon drejt Rrugës së Elbasanit është bllokuar me kazanë, të cilëve u është vënë flaka. Ndërkaq, policia po përgjigjet me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese.

Ajo pohoi se rreth 6 mijë forca policie janë angazhuar në këtë protestë, ku të rinjtë, akademikët dhe mjekët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×