Victor Osimhen i dhuron derbin Gallatasaray-t ndaj Fenerbahçe-s, përleshje masive pas ndeshjes

Galatasaray triumfoi 2-1 ndaj Fenerbahçes në derbin e zjarrtë të Stambollit, falë dopietës së Victor Osimhen, duke hedhur një hap të rëndësishëm në garën për titullin kampion në Superligën turke.

Sulmuesi nigerian zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, ndërsa dyfishoi avantazhin në minutën e 44-t me një goditje me kokë. Fenerbahçe reagoi në pjesën e dytë, kur İrfan Can Kahveci realizoi një gol spektakolar me rroveshatë në minutën e 62-të, duke rihapur ndeshjen.

Miqtë ushtruan presion deri në fund dhe iu afruan barazimit, por Mario Lemina shpëtoi Galatasarayn me një largim vendimtar të topit nga vija e portës në minutën e 90-të.

Përballja përfundoi mes tensioneve, me Abdülkerim Bardakcı të Galatasarayt dhe Archie Brown të Fenerbahçes që u ndëshkuan me kartonë të kuq pas një përplasjeje pas vërshëllimës përfundimtare, ndërkohë që edhe shumë lojtarë të tjerë dhe pjesëtarë të stafit të dy skuadrave u përfshinë në përleshje.

Me këtë fitore, Galatasaray shkon në kuotën e 22 pikëve pas nëntë javësh, duke krijuar një diferencë prej gjashtë pikësh ndaj rivalëve të qytetit, që mbeten në vendin e dytë me 16 pikë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×