Përfshihen nga flakët dy biznese në Librazhd, ndërhyjnë zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit

Dy restorante tradicionale, të vendosura pranë njëri-tjetrit në breg të lumit Shkumbin, në qytetin e Librazhdit, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar të dy objektet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkaqet e rënies së zjarrit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×