
Shoqata e Operatorëve Turistikë Shqiptarë (ATOA) ka shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e barrës fiskale mund të ndikojë negativisht në sipërmarrje, investime dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.
Në qëndrimin e saj, ATOA kërkon ruajtjen e pragut aktual të TVSH-së, si dhe forcimin e kontrolleve ndaj informalitetit, në vend të ndryshimeve që mund të rëndojnë bizneset që operojnë në sektorin e turizmit.
Shoqata kundërshton gjithashtu rritjen e TVSH-së standarde dhe asaj për shërbimet e akomodimit, si dhe rritjen e tatimit mbi dividendin. Sipas ATOA-s, politikat fiskale duhet të hartohen duke marrë në konsideratë ndikimin ekonomik dhe nevojën për të ruajtur klimën e investimeve.
Deklarata
PAKETA FISKALE 2027 | QËNDRIMI I ATOA-s
ATOA kundërshton ndryshimet e propozuara që mund të rëndojnë barrën fiskale mbi sipërmarrjen dhe të ndikojnë në investimet dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.
Kërkojmë:
▪️ Ruajtjen e pragut aktual të TVSH-së dhe kontroll më efikas ndaj informalitetit.
▪️ Mosrritjen e TVSH-së standarde dhe të TVSH-së për akomodimin.
▪️ Mosrritjen e tatimit mbi dividendin.
▪️ Konsultim real dhe analizë të ndikimit ekonomik.
Turizmi është sektor strategjik për Shqipërinë.
Ky prioritet duhet të reflektohet edhe në politikat fiskale të vendit.
and then