Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 8-të, Iliria dhe Kukësi kryesojnë renditjen

Është mbyllur java e 8-të e kampionatit të Kategorisë së Parë, me gjashtë takime të zhvilluara mes të mërkurës dhe të enjtes, që sollën rezultate të rëndësishme edhe për kreun e renditjes.

Pas përfundimit të javës së 8-të, Iliria dhe Kukësi kryesojnë renditjen me nga 15 pikë. Iliria siguroi tri pikë pas fitores 2-1 ndaj Flamurtarit, në përballjen e fundit të kësaj jave, ndërsa Kukësi mposhti Kastriotin me rezultatin 1-0.

Në ndjekje të dy skuadrave kryesuese janë Besa dhe Pogradeci, me nga 14 pikë. Besa barazoi pa gola në transfertën ndaj Bylisit, ndërsa Pogradeci ndau pikët me Orikun, pas barazimit 0-0.

Në takimet e tjera të javës së 8-të, Korabi fitoi 1-0 ndaj Burrelit, ndërsa Besëlidhja regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mposhtur Sopotin me rezultatin 5-2.

Pas këtyre rezultateve, gara në Kategorinë e Parë vijon të jetë e hapur, me diferenca të ngushta mes skuadrave të pjesës së sipërme të renditjes.

Kategoria e Parë, java e 8-të
Kukësi 1–0 Kastrioti
Korabi 1–0 Burreli
Bylis 0–0 Besa
Besëlidhja 5–2 Sopoti
Pogradeci 0–0 Oriku
Iliria 2–1 Flamurtari

Renditja
Iliria – 15 pike
Kukësi – 15 pike
Besa – 14 pike
Pogradeci – 14 pike
Flamurtari – 12 pike
Bylis – 12 pike
Korabi – 11 pike
Besëlidhja – 11 pike
Kastrioti – 8 pike
Sopoti – 7 pike
Burreli – 6 pike
Oriku – 2 pike



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×