“Ujk” i vjetër, Ronaldo shënon 3 gola dhe shkon 15 gola larg objektivin historik

Cristiano Ronaldo nuk ndalet. Ylli portugez ka qenë protagonist absolut në fitoren 5-3 të Al Nassr ndaj Al Kholood në kampionatin saudit, duke realizuar tre gola dhe duke dëshmuar edhe një herë se mbetet një “ujk” i vjetër.

Me këtë paraqitje të shkëlqyer, 40-vjeçari ka arritur në kuotën e 985 golave të shënuar gjatë karrierës së tij profesionale. Një shifër mbresëlënëse, që e afron gjithnjë e më shumë me një prej objektivave më të mëdhenj personalë: arritjen e 1000 golave zyrtarë në karrierë. Pas tregolëshit ndaj Al Kholood, Ronaldos i nevojiten vetëm 15 gola për të prekur këtë shifër historike.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×