
Kristian Shpendi po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë periudhë me fanellën e Çezenës dhe po tregon aftësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit të zonës, duke shënuar me rregullsi të admirueshme.
Sulmuesi shqiptar, shënoi këtë të shtunë golin e 8 në 10 ndeshje të luajtura në këtë kampionat me fanellën e Çezenës, teksa ka tundur rrjetën edhe përballë ekipit të Sudtirol në transfertë.
Në minutën e 65-të të ndeshjes, ai përfitoi nga një pasim nga e djathta për të devijuar para portës duke çuar sferën në rrjetë për të barazuar shifrat dhe fiksuar rezultatin përfundimtar.
and then