Trajneri gjerman duhet të falënderojë Muçin! Sulmuesi e ndihmon të vendosë një rekord historik te Trabzonspor

Shpërthimi i Ernest Muçit në javët e fundit po lumturon të gjithë tifozët e Trabzonspor, pasi ekipi po ecën me hapin e kreut falë magjive të sulmuesit shqiptar. Por mbi të gjitha, po lumturon trajnerin Tomas Rais, i cili ka vendosur sot një rekord historik për klubin turk falë bëmave të sulmuesit shqiptar.

Muçi shënoi gol dhe dha asist në fitoren 2-0 ndaj Gaziantep, duke qenë padyshim personazhi kryesor i ndeshjes. Arsyeja pse, në momentin kur u zëvendësua në pjesën e dytë, i gjithë stadiumi u çua në këmbë për ta përshëndetur me duartrokitje.

Falë kësaj paraqitjeje, Trabzonspori mori fitoren e 7 në po aq ndeshje të drejtuara nga trajneri gjerman, duke vendosur një rekord historik, pasi askush më parë nuk kishte triumfuar në të 7 ndeshjet e para në pankinën e këtij klubi.

Që kur mori drejtimin e ekipit, Rais ka qenë në pankinë në 5 ndeshje të fituara në kampionat dhe në 2 të Ligës së Konferencës, duke regjistruar një start si askush tjetër në karrierën e tij në klubin turk. Gjatë kësaj periudhe ndeshjesh, Muçi ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 5 asiste. Por mbi të gjitha, ka qenë protagonist në thuajse çdo aksion sulmues që prodhon skuadra e Trabzonspor, duke u bërë lojtari kyç i saj.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×