Lazio “zgjohet” në krye, por Gattuso nuk sheh tabelën: Bëhesh me dhimbje koke (VIDEO)

“Vetëvrasja” e Inter në derbi bën me “krah” edhe Lazio-n, me ekipin e Gattuso-s që “zgjohet” në krye të Serie A, për më tepër të vetëm në kuotën e 28 pikëve, plus 3 në raport me zikaltërit. Shifrat e Lazio-s këtë sezon janë fantastike, me 9 fitore dhe 1 barazim në 10-të javët e para, por askush në kryeqytet nuk guxon të flas për titull.

Ndaj Cagliari-t dolën me 3 pikë falë suksesit 2-1 me përmbysje pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Nzola në minutën e 20-të. Në të 36-tën, Isaksen që me një goditje fantastike barazoi shifrat në 1-1. Në fraksionin e dytë, Gattuso hodhi në fushë Pinamonti-n dhe ishte pikërisht sulmuesi italian që brenda në zonë me një goditje të saktë me kokë përmbysi rezultatin duke i dhuruar Lazio-s një trepikësh të artë.

Pas ndeshjes, Rino Gattuso feston vetëm për këtë fitore pasi nuk dëshiron të shoh klasifikimin: “Ishte një ndeshje e vështirë, kjo edhe për meritë të Cagliari-t, një ekip shumë i fortë. Kush u fut në fushë ndryshoi ndeshjen, kjo është pikërisht sjellja e duhur. Të gjithë ekipet e mëdha po bëjnë mirë deri në këtë pikë të sezonit, duhet të përqendrohemi ndeshje pas ndeshje. Është mirë të mos shohim klasifikimin, në të kundërt do të bëhemi me dhimbje koke. Duhet të punojmë shumë, më pas të shohim tabelën”, u shpreh Gattuso.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×