MOTO GP/ Me një dorë te titulli, Marc Marquez dominon në Sepang, “Match Point” në Katar

Në Moto GP Çmim i Madh i Malajzisë rrezultoi të ishte pa shumë emocione, por që shpërblen në fund  Marc Marquezin, i cili u nis fuqishëm në Sepang dhe krijoi menjëherë një diferencë të madhe me rivalët, duke u bërë i paarritshëm për ta.

Piloti spanjoll dominoi garën e së dielës dhe e fitoi atë me një avantazh që iu afrua pesë sekondave. Në podium u ngjitën gjithashtu Pedro Acosta dhe Alex Marquez, ndërsa Marco Bezzecchi e përfundoi garën në vendin e gjashtë, pas duelit dhe kontaktit me Ai Ogurën.

Në prag të Çmimit të Madh të Katarit, Marquez ka mundësinë e parë për të siguruar titullin kampion bote, pasi kryeson me 44 pikë avantazh ndaj Jorge Martin, i cili mungon në këtë garë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×