
Trajneri i Barcelonës, Flick iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Aston Villas.
“Besoj se kemi luajtur në të njëjtin nivel me PSG dhe Realin e Madriti dhe rezultatet mund të kishin qenë ndryshe-tha Flick-por nuk më pëlqen të shoh pas, por të shoh drejt ndeshjeve të ardhshme. Mund rë bëjmë historinë dhe po punojmë për këtë, për të fituar La Liga dhe Champions League. Është normale të përqendrohesh te humbjet dhe pikat e dobëta, edhe unë po të isha gazetar të njëjtën gjë do të bëja, por humbjet nuk kanë ndryshuar asgjë. Përpara tyre kishim 11 fitore radhazi dhe tani jemi të fokusuar te Aston Villa për të mundur realizimin e objektivit që të jemi mes 8 ekipeve të para të Fazës së Ligës në Champions.
‘Është një prej trajnerëve më të mirë në Evropë-shtoi Flick-ndaj anglezëve na pret një ndeshje shumë e vështirë. Aston Villa e ka të qartë si të luajë në mbrojtje dhe në sulm. Më pëlqen shumë. Kjo është Liga e Kampioneve dhe është diçka speciale. Çdo rival ka kualitete dhe do të jetë një sfidë shumë e vështirë. Më pëlqen si luan skuadra e Emery, ka besim në lojën me top, në dalje në sulm. Më pëlqen struktura e saj mbrojtëse. Gjtihçka është e qartë për ta. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një trajneri të shkëlqyer’.
and then