Fitorja nuk mjafton, te Juventus kërkohet vazhdimësia, Spalletti ende në provë

Fitorja 2-0 ndaj Napolit ka rikthyer disi qetësinë në kampin e Juventusit, por në Torino e dinë mirë se tri pikët nuk mjaftojnë për të mbuluar problemet e shumta që po kalon skuadra bardhezi.

Trajneri Luciano Spalletti mbetet nën presion, pasi Juventusi, pavarësisht suksesit, nuk arriti të bindë me lojë. Fitorja u sigurua falë dy momenteve individuale të Alajbegovic dhe Boga, ndërsa skuadra vijon të shfaqë mangësi në fazën sulmuese dhe finalizim.

Shqetësimi kryesor mbetet lista e gjatë e mungesave. Para transfertës ndaj Alkmaarit në Europa League,që do të luhet të enjten, e vlefshme për raundin e 4 të fazes së ligës, Spalletti duhet të bëjë llogaritë pa disa lojtarë të rëndësishëm, ndërsa në diskutim është edhe zëvendësimi i Locatellit me Zhegrovan në listën e UEFA-s.

Në këto kushte, trajneri italian përballet me një tjetër sfidë të vështirë në ndërtimin e formacionit. Fitorja ndaj Napolit ka dhënë pak qetësi, por Juventusi ka ende shumë për të rregulluar. Në Torino kërkohet vazhdimësia në rezultatet positive, për këtë arsye Spalletti, më mire se kushdo e ka të qartë se për të larguar tensionin dhe presionet ndaj skuadrës së tij, duke që suksesi ndaj Napolit të pasohet nga fitore të tjera në vazhdim.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×